mercoledì 28 novembre 2007

Biografia e Ragip Jasharit


Biografia

Fati i familjes Jashari fshati Hallaq i Vogël i Lypjanit ka shumëçka të dhimbshme, që nuk mund të harrohet, sepse dëshmori Ragip Jashari vite me radhë ishte I përndjekur politik dhe në prill të vitit 1999 ra në mbrojtje të atdheut.Lufta në familjën Jashari (fshati Hallaq i Vogël, komuna e Lypjanit) la dhembje të madhe, por njëherit hapi edhe një kapitull të ri në historinë e kësaj familjeje. Në trevën e Lypianit, paramilitarët serbë të egërsuar mundoheshin që tq vrisnin çdo gjë shqiptare. Kohë kur fati i një populli po përballej më një pushtues të pa skrupullt, dashuria për Kosovën dhe luftën për liri kishte rrëmbyer zemrat e mijera vajzave e djemve shqiptarë, si ne Kosovë dhe jashtë saj. UÇK-ja ishte bërë simbol qëndrese e bashkimit, e cila nuk lejoi që armiku Kosovën ta shohë më krenari të kërrusur e fitore të varrosura, në zjarrin e madh që e kalit qëndresën. i tillë ishte edhe dëshmori Ragip Jashari, i cili tërë jetën e vet të shkurtër por te bujshme ia kushtoi çështjes kombëtare, për të cilën sakrifikoi aq shum duke e vulosur këtë edhe me jetën e vet.Dëshmori Ragip Jashari ishte një i ri me një intelegjenc të lartë të nohutive, si dhe një njohës i mirë i çështjes kombtare, e për këtë të fundit kishte mësuar mjaft edhe nga e kaluara e stergjyshërve të tij. Prejardhja e dëshmorit Ragip Jasharit është nga fshati Brain, treva e Gollakut, e njohur si trevë qëndrese, që nga koha e mbretrive e gjer në luftën e fundit. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu ne Lypjan, kurse shkollimin e lartë ne Zagreb (Kroaci), e që të gjitha këto i kreu me sukses të shkëlqyeshëm
Aktiviteti politik

Praovimi e pjakuris për atdhe etregoj nga pozita e detyrës më me përgjegjësi, si kryetar rinie, në nivel komunal, të cilën ia ngarkoj brezi i tij rinor, për atë kohe mjaft delikate. Me mospajtimin e ti ndaj suprimimit të Kushtetutes së vitit 1974 dhe gjukimit të grevave të njohura të minatoreve te Kosovës, të vitit 1989, e vulosi përcaktimin e vet ideor dhe kombëtar, kur në krye të delegacionit rinor nga Qendra e arsimit të Mesëm, të cilin vetë e formoi pa iu trembur syri dhe pa llogariturfare pasojat shum të mundshme në atë kohë kritike, vizitë kjo e njohur si e vetmja që e organizuar në mënyr zyrtare. Në këtë vizitë zyrtare dëshmori Ragip Jashari kishte vendosur edhe helmetën e kuqe në kokë duke pasur për qëllim se herët apo vonë këtu do të valoj flamuri kombëtar me ngjyrën e kuqe. Kjo kishte shfaqur reagime edhe më të mëdha pastaj.Në këtë rast e bëbë me dije opinionin e gjerë se rinia e Kosovës kurrë nuk flen e qetë deri në çlirimin definitiv të mbitokës dhe nëntokës së vet.Por, sa u kthye nga kjo vizitë me jehonë dhe krenari të madhe për tërë rininë kosovare, por jo edhe për Koordinues të komunës i cili ishte mbledhur menjëher për ta shqyrtuar gjendjen e krijuar në atë kohë, në bazë të raportimeve të veprimtarëve nga terreni.
Shkarkimi nga detyra

Ky këshill ishte i përbërë nga të gjithë kryetarët e organizatave politiko shoqërore të komunës dhe këtu prezantonin nga dy aktivistë të komitetëve të LK të Serbisë dhe të LK të Kosovës. Nga Komiteti i Serbisë ishin: Tomislav Bjeletiq dhe Toma Mladenoviq, kurse nga Kosova ishin: “patrioti” Enver Jusufi dhe një serb. këtu, posa fillon mbledhja, pasi që të gjithë ishin të informuar se çka kishte ndodh në Qendrën e Arsimit të Mesëm, thërrasin që i pari të informoj kryetari i Rinisë nga terreni. Pasi që të gjithë e kishin pergatitur qëndrimin e tyre për këtë ngjarje, me pa durim e prisnin përfundimin e informatës së kryetarit të Rinisë, pasi që sipas tyre ishte indetifikuar zbulimi i “irredentës”dhe për ta ky ishte pikërisht kryetari i Rinisë së Komunës së Lypjanit, Ragip Jashari. Në këtë rast fjalën e kishte marrë, sipas skenarit, Enver Jusufi, i cili pa mëshirë propozon, që kryetari i Rinis të shkarkohet nga detyra dhe nga LK për të mundësuar marrjen e masave tjera ligjore. Çuditërisht ky propozim njëzërit përkrahet nga të gjithë madje edhe nga shumica e shqipfolësve që më ngazëllim e pritën shkarkimin e tij nga detyra madje-madje edhe ata që deri dje ishin “kolegë” të tij por edhe të babait të tij.Po ne këtë mbrëmje lajmin e parë për shkarkimin e kryetarit të Rinis së Lypjanit, për shkak se kishte organizuar vizitë grevave të minatorëve e dha Radio Televizioni Shqiptar.
Jeta në kurbet

Pasi që u mor vesh nga informatat e fshehta se po përgatitet arrestimi i tij, ai largohet në botën e jashtme-Gjermani. Atje pas një kohe i bie në gjurmë UDB-ja dhe fillon përcjellja e tij, ku gjat kësaj përcjelljeje ishte pegatitur edhe likuidimi i tij, duke kurdisur atentate të njëpasnjëshme dy herë me radhë, të cilave Ragipi u shpëtoi me sukses. . Pas largimit të babait të tij nga puna më 1990, i largohet edhe vëllau nga puna më 1991dhe kështu familja e tij 10 antarëshe mbetet pa asnjë burim jetësor. Gjatë jetës së tij në botën e jashtme, brenda 9 viteve të vrazhdta e pa kurrfarë suksesi për jetë – si pasojë e përcjelljeve, përgjimeve nga personat e lloj lloj ngjyrave, kurrë nuk arriti të stabilizohet në asnjë mëynyrë. Ishte i fejuar dhe kurr nuk iu dha rasti të martohet.
Peripecitë e familjes

Gjithashtu, edhe familja e tij përjetoi çaste të vështira gjatë kësaj kohe 9 vjeçare. Në vitin 1994 pas shumë provokimeve nga ana e bashkëpunëtorëve të policis serbe të Lypijanit, i rrahen në mënyrë brutale tre vëllezërit e tij dhe pas shum kontrollimeve të shtëpis së tij, maltretimeve të shpeshta, duke e kërkuar edhe të ndierin, që të lajmërohet bashkë me vëllezërit e tij në polici. Me një rast që ndodhi më 7 mars 1995, derisa vëllezërit dhe motrat e të ndjerit gjendeshin në festën e Ditës së Mësuesit, arrin policia serbo çetnike e Lypjanit, në shtëpin e të ndjerit, ku fillojnë me kontrollimin, kërkimin e djemve me maltretime brutale. Si pasoj e kësaj ngjarje të kobshme, nëna e te ndjerit sëmuret rendë nga stresi, ku pas 13 orësh, më 8 mars 1995 vdes, dhe në vend të dhuratës për festën e 8 Marsit nga bijtë dhe bijat e saj i vendosin kurora lulesh mbi varr.Kështu, pra, i ndjeri përveç situatës së vet të rënd, e cila i shtohej ditë e më tepër, ngarkohej edhe me atë të familjes. Si azilkërkues nuk arriti të gjejë mirëkuptim në shtetin gjerman, edhe pse e kishte rastin më të rëndëse të tjerët – si i ndjekur politik. Në vitin 1998, në muajin shkurt, me dhunë e kthejnë në Kosovë, kur lufta veç sa s`kishte filluar.
Rënia në Kosovë

Më 20 mars 1999 nga shtëpia i largohet vëllau i të ndjerit me fëmijët e tij, me propozimin e babait të tyre, i cili asokohe ishte i shtrirë në spital dhe iu kishte preferuar që të dy të vinin në Prishtinë, mirëpo i ndjeri kurrsesi nuk pranoi të largohet nga shtëpia, në të cilën mezi ishte kthyer.Kështu, më 19.4.1999 pushkatohet së bashku me dhjetëra bashkëfshatarët e tij, shumica moshatarë të tij, në masakrën e njohur të Hallaqit të Vogël të Lypjanit, si shum të tjera në Kosovë.“Kur hynë në oborr paramilitarët serbë u gëzuan shumë kur e panë Ragipin dhe i thanë “...Më në fund të gjëtëm...”, ndërsa Ragipi me një qëndrim burrëror ishte përgjigjur: “Unë nuk kam ku të shkoj përtej shtëpis sime”.Po atë ditë ishin kërkuar edhe gjithë vëllezërit etij, madje edhe nipi 2-vjeçar. Që të gjithë ishin në listën e zeë të paramilitarëve.Jan trilluar të pavërteta të shumta lidhur me dorëshkrimet e të ndjerit, 15-kilogramëshe, në të cilat kishte fakte të shumta,të cilat i ka marrë dikush dhe nuk mund të dalin në dritë.Nga familja Jashari-Mardoqi, që nga viti 1878 e deri më sot në vijën vertikale u flijuan hiç më pak se 34 vetë, nga të gjitha gjinitë dhe moshat, për të njëjtat qëllime dhe nga i njëjti armik.

U martirizua për lirinë e atdheut

Shkruan Lumturie BLAKAJ

Në trevën e Lypianit, paramilitarët serbë të egërsuar mundoheshin që tq vrisnin çdo gjë shqiptare. Kohë kur fati i një populli po përballej më një pushtues të pa skrupullt, dashuria për Kosovën dhe luftën për liri kishte rrëmbyer zemrat e mijera vajzave e djemve shqiptarë, si ne Kosovë dhe jashtë saj. UÇK-ja ishte bërë simbol qëndrese e bashkimit, e cila nuk lejoi që armiku Kosovën ta shohë më krenari të kërrusur e fitore të varrosura, në zjarrin e madh që e kalit qëndresën.Fati i familjes Jashari nga Hallaqi i Vogël i Lypianit ka shumëçka të dhimbshme, që nuk mund të harrohet, sepse Ragip Jashari vite më radhë ishte i përndjekur politikdhe në prillin e vitit të kaluar bie në mbrojtje të atdheut. “Më shkarkimin e djalit nga detyra e kryetarit të rinis në nivel të komunës së Lypianit, familja Jashari hyri ne librin e zi, e përcjelle në mënyrë intensive dhe çdo herë nga shërbimi sekret serb”, rrëfen kryefamiljari Osman Jashari.Mirëpo edhe përkundër përndjekjeve të mëdha nga pushtuesi serb, lëvizja e tij për çlirimin e Kosovës vazhdoi. Trimëria e tij u tregua që në betejat e para. Bandat serbe mbi familjen Jashari realizuan epshet e tyre vrastare, duke vrarë e masakruar secilin shqiptar që e zinin të gjallë.Liria erdhi dhe më bëhet sikur dëgjoj zërin e martirëve që del nga dheu më të vetmin urim: U qoftë falë gjaku i të gjithë dëshmorëve dhe e gëzofshi lirinë e shumpritur, thot më plot mall dhe pikëllim Osman Jashari.Pas kthimit ne Kosovë, Osamin evokon lajmin e kobshëm për masakrimin që kishte ndodhur në këtë fshat të 21 bashkëfashatarëve së bashku me Ragipin. Serbët e harlisur kishin hyrë në fshat për t`i masakruar të gjithë shqiptarët. Ragipi ishte embrioni i parë i veprimeve patriotike të filluara qysh herët. Ky embrion u kalit, u organizua, u zgjerua dhe u ngrit në nivelet më të larta që arriti të dalë nga gjiri i popullit-Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pranvera në familjen Jashari erdhi më plot dhembje, kujtime të ndieshme, i thumbojnë, por njëherit kujtojnë edhe krenarinë e të gjithë martirëve të Kosovës, të cilët ditën t`i thonë pushtuesit ndal se Lëvuzja për çlirimin e Kosovës nuk ka përfunduar. Vazhdimisht gjatë viteve në Kosovën e robëruar, u dalluan burrat e fjalës dhe të pushkës, siç ishte edhe Ragipi, i cili ngriti zërin e arsyes, sepse nuk mund ta duraonte gllabërimin e trojeve etnike dhe përdhosjen e dinjitetit kombëtar.

Të martirizuarit janë dhembja, por edhe krenaria jonë

Të martirizuarit janë dhembja, por edhe krenaria jonë

Shkruan: Sheremet PROKSHI

Ishin ato ditë zie e tmerri kur në gjithë rruzullin tokësor, në të gjitha mediat tokësore e satelitore, në faqet e para të të gjitha gazetave shkruhej e flitej për të vrarët, të pushkatuarit e të masakruarit shqiptarë pa dallim moshe apo gjinie. Kosova po bëhej vendi ku zërat e të vdekurve flitnin po aq zëshëm sa edhe të gjallët që nuk kishin mundësi t`i mbronin, sepse jeta e tyre nuk ishte jetë, kurse ardhmëria ende mbetej ëndërr për të dëshiruar. Të gjallët ishin dikund apo askund, të shkapërderdhur kudo në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni, gjithëkund nëpër Evropë, Amerikë, Kanada e Australi.
Të vrarët nëpër varre apo të pavarrosur, nëpër fundpuse, nëpër gërmadha apo të djegur pa arritur të shenohet në mëmorial dita e tyre e fundit, ndarja nga kjo botë, nga më të dashurit, nga atdheu që aq shumë e donin.
Në këtë gjëndje kishte qenë familja Mardoqi qysh prej vitit 1878, që në vijen vertikale u flijuan hiç më pak se 34 vetë.
Lufta e fundit ishte vazhdimësi për një kapitull të ri, por edhe për vdekje të reja.
Ragip JASHARI – MARDOQI pushkatohet më 19.4.1999 së bashku me dhjetra bashkëfshatarë të tij. Po atë ditë I digjet shtëpija dhe gjithë pasuria që kishte.

Ragipi si veprimtar

Ragip JASHARI – MARDOQI kishte një veprimtari të bujshme gjat gjithë jetës së tij.
Në periudhën e viteve 1984/86 bashkëfshatarët e vet dhe të B.L. të Rufcit e zgjedhin si udhëheqës të rinis, duke u bazuar në angazhimet e tij studentore gjat vitit 1981/84. ishte anëtar dhe delegat i Kryesisë së Rinisë të komunës së Lypjanit dhe më vonë edhe kryetar, pikërisht në një periudhë të rëndë në gjithë Kosovën.
Ideali kombëtar dhe përcaktimi i tij si udhëheqës e shpie në detyra të rënda për atë kohë.
Së bashku me nxënësit e Qendrës së Arsimit të Mesëm vizitojn zgafellën e Magures (Goleshit), duke iu dhënë përkrahje minatorëve pikërisht ato ditë kur strukturat tjera komunale as nuk mendonin të guxojnë për të bërë një gjest të tillë.
Siç tregon në deklaratën e tij Agim DEDUSHI, strukturat serbe të komunës së Lypjanit angazhojnë një grup të partisë së atëhershme për ta shpallur Ragipin si nacionalist e irredentist. Po i njëjti grup propozon largimin e tij nga udhëheqësi i rinisë, e më vonë pason diferencimi ideo – politik deri në qëndrimin për burgosje.
Në deklaratat që jep para grupit për diferencim, Ragipi nuk hamendet, por pranon se ka qenë plotësisht i vetëdijshëm se për çka ka shkuar te minatorët, me djersën dhe punën e të cilëve po ndërtoheshin rrugë shkolla e fabrika kudo në Kosovë.
Si shumë shqiptarë të përndjekur e të persekutuar, dhe për t`i ikur më të keqes Ragipi merr rrugën e kurbetit.
Gjatë vitit 1993 deri me 1997, jeton si azilkërkues në Wirtingen të Gjermanisë.
Ja se ç`shkruan një shok i tij gjerman (zyrtar i lartë për Mbrojtjene Drejtave të Njeriut) pasi dëgjon për vrasjen e Ragipit.
“Nuk ka ardhmëri në të kaluarën. Dhe nuk ka bekim duke përsëritur gabimet (dëbim me forcë)”.
Këtu ishte fjala për dëbimin me dhunë nga Gjermania pikërisht në kohën kur Serbia përgatitej për një gjakderdhje të madhe në Kosovë.
-Mesazh original-
Përvetor: + Ragip JASHARIT + -
Ishte shok i imi.
Data: E diele 02 Maj 1999
23: 34: 53+ 0200 Nga Wolfgang PLARRE
Wplarre@dillingenbayonet.de
NË MEMORIAM TË RAGIP JASHARIT
I lindur më 11.11.1961
Vie nga Hallaqi i Vogël (Lypjan) Kosovë.
Jetonte si azilkërkues në Wirtingen prej 1993 deri më1997
Ishte një shok i imi –
Kujdesej për shtëpin tonë kur ne ishim në pushime,
na ndihminte kur ne kemi renovuar shtepin tonë.
U detyrua nga pushteti Gjerman për t`u kthyer në Kosovë.
ME 19. PRILL 1999 u ekzekutua nga forcat
policore – ushtarake serbe së bashku me 21 persona tjerë civil.
Siç me 30 prill të vitit 1999 Kosovapress lajmëronte.
Unë mbaj zi për të.
Le të rrjedh nëpër Ne fuqia shëruese e zotit,
le të na pastroj, forcojë dhe shërojë.
Le të na përmbushë me dashuri, ngrohtësi shëruese dhe dritë.
Le të na mbrojë dhe shpie në rrugën tonë.
Ne falenderojmë që kështu ndodhë.
Wolfgang PLARRE
Dillingen str. 41. D-86637
Wirtingen.
Ne këtë mesazh dhe memoriam shkruar për Ragip JASHARIN, W.PLARRE iu drejtohet shumë burrështetasve evropianë e botërorë, shumë asociacioneve kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë këtu Klintonin, Shirakun, presidentin Rus, atë Kinez, Kofi Ananin etj. (Shënimet origjinale gjenden te autori I këtij artikulli). Prandaj sot, kur po e përkujtojmë pesëvjetorin e rënies së dëshmorit Ragip JASHARITdhe dhjetëra bashkëfshatarëve të Hallaqit të Vogël, mbi varret e tyre pikojnë lotët e nënave, të motrave, vëllezërve e baballarëve, por shndrit krenaria për gjakun e derdhur, për lirinë e Kosovës që aq shumë e deshëm.

Kush po ua zë frymën vlerave kombëtare të Ragip Jasharit?

Me rastin e 7-të vjetorit të rënies së dëshmorit Ragip Jashari – Mardoçi

Shkruan Fehmi MALOKU

Nëse e bëjmë një kthim mbrapa në Epokën e Lypjanit, Ragipi nuk na del si i vetmi veprimtar i harruar, ishte harruar edhe patrioti ynë kombëtar vite me radhë. E ky është pikërisht Idriz Ajeti- GËRRBA ,i cili u la pas dore nga Lufta Nacional Çlirimtare e që u rehabilitua zyrtarisht tek në vitin 1968 për luftën e tij patriotike dhënë kësaj treve. Ndoshta në ndonjë ditë fatbardhe do të ndriçohen edhe veprat e dëshmorit-martirit tonë kombëtar Ragip Jasharit që lirinë e Kosovës e vulosi më në fund edhe me jetën e vet.Edhe pse shkruanin gazetat disa herë si p.sh.: “RILINDJA” pas luftës para se të ndërpritej dalja e saj, dhe më pastaj gazeta “EPOKA E RE” më se tri herë në përvjetoret e tij të flijimit, për personalitetin e tij gjër e gjatë, dhe për meritat e jashtëzakonshme, të rralla, të guximshme dhe të kthjellëta si loti, të cilat i ndjeri i zhvilloi gjatë veprimtarisë së vet. Pse atëherë meritat e tij janë fshehur në mjegull, dhe sikur janë harruar? Së pari si ushtarak në vitin 1981, duke i kundërshtuar ashpër akuzat e demostratave, në ligjëratat ushtarake, ku edhe u burgos dy herë me nga 10-12 ditë. Në vitet 1988-1989 si kryetar i rinisë në nivel Komunal, e kundërshtoi suprimimin e Kushtetutës së 1974-tës, kurse per t`u solidarizuar me grevat e minatorëve e luajti taktikën e dyfishtë si aktivist në QAM-o (Qendrën e Arsimimit të Mesëm) , për të mos shperthyer rinia shkollore e kësaj qendrearsimore nëpër rrugë e të mos prballej me policinë sërbo-çetnike, në të kundërtën do të kishte pasoja katrastofale. Ragipi ua zgjodhi rrugën edhe më të ndriquar,duke formuar një delegacion që së bashku me ta iu bënë vizit minatorëve në zgafellë. Këtu mund të permendet edhe fjala e historianit tonë të njohur Hakif Bajrami dhënë “Radio Kosovës” në një prej emisioneve të natës ku tha në nje rast: “se mund të njihen në gishta personat që u bënë vizitë minatorëve në zgafellë”.Një veprimtar kësi lloji, në mënyrë zyrtare, haptazi nuk e pati bërë asnjë organ politiko-shoqëror i asnjë niveli në Kosovën e atëhershme. Për të gjitha këto ky veprimtar i guximshëm ishte fare mirë i vetëdijshëm se çdo t`i ndodh, sikurse edhe i ndodhi: u përjashtua nga partia, u shkarkua nga detyra, u ndoq 9 vjet me radhë duke shpëtuar dy herë nga atentatet e kurdisura, si dhe duke u dëbuar me dhunë nga Gjermania me ndikimin e elementve sekrete serbo-çetnike mu në valën e luftës ku edhe u ekzekutua me 19.4.1999, së bashku me dhjetra bashkëfshatarë në masakrën që e zhvilluan organet policore serbo-çetnike në Hallaçin e Vogël të Lypjanit. Serbët e harlisur kishin hyrë në fshat për t`i masakruar të gjithë shqiptarët. Ragipi ishte embrioni i parë i veprimeve patriotike të filluara qysh herët. Ky embrion u kalit, u organizua, u zgjerua dhe u ngrit në nivelet më të larta që arriti të dalë nga gjiri i popullit-Ushtria Çlirimtare e Kosovës.Menjëher pas lajmit, për ekzekutimin e Ragipit, shoku dhe miku i tij i ngusht gjerman, zyrtar i lartë për Mbrojtjen e Drejtave të Njeriut Wolfgang PLARRE (Dillingen str.41. DR-86637 Wertingen e.mail. Wplarre@dillingenbayonet.de) e akuzon shtetin e vet Gjermaninë nëpërmjet pstës elektronike duke iu dërguar një mesazh dhe memoriam për Ragipin shumë burrështetasve evropianë, botërorë, shumë asociacioneve kombëtare e ndërkombëtare, përfshir këtu Klintonin, Shirakun, Toni Blerin, presidentin rus, atë kinez, Kofi Ananin e shumë e shumë të tjerë. W.PLARRE nuk ngurroi dhe mori rrugën për të ardhur në Kosovë e t`i bëjë homazh Ragipit pranë varrit të tij, ku u takua edhe me babain e të ndjerit dhe familjen e tij. Duke iu shprehur ngushëllime ai u drejtua me këto fjal: “Mburrem që isha shok dhe mik i një përsonaliteti siç ishte Ragip Jashari, ai do të mbetet i paharruar në zemrën time dhe të familjes sime! Edhe pse, shteti im (Gjermania) mban një pjesë të përgjegjësisë për vrasjen e djalit tuaj”. Me një veprimtar të tillë siç ishte Ragipi, me siguri kishte me u mburr çdo Komunë që ta kishte në radhët e veta. Pra Komuna e Lypjanit në qoftë se nuk pati mënyrë për ta cilësuar sipas veprave të tij, gjatë 6-viteve të pasluftës, mundi ta bënte Departamenti për Kulturë Rini dhe Sport, në manifestimin që e organizoi më 14.6.2005, e sidomos në këtë të sivjemë që u mbajt më 15.4.2006, aq më tepër për t`u mburrur me një fytyrë rinore të veprave të tij aq të rëndësishme Kombëtare, me një kryetar legjendar rinie që pati kjo Komunë, me një djalë bujar, dai që nuk iu tremb syri kurrë nga sërbeët e helmuar të Lypjanit. E këtë e dëshmoi edhe në diskutimet etij të shpeshta e patriotike në atë kohë.Kurse kompetentët të cilët akoma nuk i përfillin meritat e tij, le ta pyesin vetveten: Ku ishin në vitet e tilla? Në këtë rast vlen të përmendët fjala e ish-sekretarit Amerikan të Shtetit (të viteve 1800) Henry Clay, e që Ragipi e përdori edhe vetë këtë fjalë: “Më me dëshirë do të isha i drejtë, sesa kryetar”.Pasi që nuk është personalitet i panjohur, ku veprat etij kaluan duke i prekur 4 segmentet më të rëndësishme të atyre viteve: Mbështetja e demostratave të 1981-s, kundërshtimi i suprimimit të Kushtetutës së `74-tës, aktiviteti i tij si aktivist në QAM-o (Qendra e Arsimit të Mesëm) dhe vizita e minatorëve duke u solidarizuar zyrtarisht me grevat e tyre. Fare s`mund të thuhet se mos ndoshta është në pyetje harresa? Kjo është kryekëput qëllim i qëllimshëm, ose me ndikimin e ndokujt apo të ndonjë personi autoritativ-fanatik, ose gjelozia fanatike e mentalitetit lypjanas. Si çuditërisht në këtë moment më kujtohet thënia e shkrimtarit të shquar irlandez Samuel Beckett që thotë: “Të gjithë lindim të çmendur. Disa mbesin të tillë!”.Ragipi nuk na del si i vetmi veprimtar i harruar. Nuk është çudi pse Ragipi kurrë nuk u pajtua me ato gjëra që i cekëm më lart, se në venat e këtij dëshmori rridhte gjaku i Maliq Mardoçit i cili për t`i mbrojtur tokat e veta në të dy anët e kufirit famëkeq mes Kosovës dhe Sërbisë e mbajti atë të hapur 12 vjet me radhë deri ne flijimin e tij bashkë me 30 antarë te familjes, të 6 shtëpive Mardoçi më 1890, stërnip i Jashar Mardoçit i cili u vra bashkë me djal nga çetnikët serb duke e mbrojtur pragun e shtëpis më 1919, pastaj nipi i Mustafë Mardoçit i plagosur dhe i masakruar por i mbijetuar më 1920, pasardhës i Hoxhë Efendi Ahmet Mardoçi i ashtuquajturi “Hoxha i Madh” që kurr nuk u pajtua me shovinistet serbë, të cilët ia likuiduan djalin në mënyr brutale në Fushë Kosovë, dhe më pastaj u dëbua me dhunë me tërë familjen e vet për ne Turqi. Që do të thotë se nga viti 1890 e deri më 1999 familja e Ragip Jasharit – Mardoçit humbi 34 anëtar për kauzën kombëtare

Aurora Pran Varrit Të Agjit Të Saj

Aurora Pran Varrit Të Agjit Të Saj
Mbesa e Ragipit, Aurora pran varrit të tij në datën e flijimit të tij më 19/04/2007 e cila lindi po në të njëjtën datë (19/04/2005)

Arif Vladi - Drenica

Loading...