mercoledì 28 novembre 2007

Kush po ua zë frymën vlerave kombëtare të Ragip Jasharit?

Me rastin e 7-të vjetorit të rënies së dëshmorit Ragip Jashari – Mardoçi

Shkruan Fehmi MALOKU

Nëse e bëjmë një kthim mbrapa në Epokën e Lypjanit, Ragipi nuk na del si i vetmi veprimtar i harruar, ishte harruar edhe patrioti ynë kombëtar vite me radhë. E ky është pikërisht Idriz Ajeti- GËRRBA ,i cili u la pas dore nga Lufta Nacional Çlirimtare e që u rehabilitua zyrtarisht tek në vitin 1968 për luftën e tij patriotike dhënë kësaj treve. Ndoshta në ndonjë ditë fatbardhe do të ndriçohen edhe veprat e dëshmorit-martirit tonë kombëtar Ragip Jasharit që lirinë e Kosovës e vulosi më në fund edhe me jetën e vet.Edhe pse shkruanin gazetat disa herë si p.sh.: “RILINDJA” pas luftës para se të ndërpritej dalja e saj, dhe më pastaj gazeta “EPOKA E RE” më se tri herë në përvjetoret e tij të flijimit, për personalitetin e tij gjër e gjatë, dhe për meritat e jashtëzakonshme, të rralla, të guximshme dhe të kthjellëta si loti, të cilat i ndjeri i zhvilloi gjatë veprimtarisë së vet. Pse atëherë meritat e tij janë fshehur në mjegull, dhe sikur janë harruar? Së pari si ushtarak në vitin 1981, duke i kundërshtuar ashpër akuzat e demostratave, në ligjëratat ushtarake, ku edhe u burgos dy herë me nga 10-12 ditë. Në vitet 1988-1989 si kryetar i rinisë në nivel Komunal, e kundërshtoi suprimimin e Kushtetutës së 1974-tës, kurse per t`u solidarizuar me grevat e minatorëve e luajti taktikën e dyfishtë si aktivist në QAM-o (Qendrën e Arsimimit të Mesëm) , për të mos shperthyer rinia shkollore e kësaj qendrearsimore nëpër rrugë e të mos prballej me policinë sërbo-çetnike, në të kundërtën do të kishte pasoja katrastofale. Ragipi ua zgjodhi rrugën edhe më të ndriquar,duke formuar një delegacion që së bashku me ta iu bënë vizit minatorëve në zgafellë. Këtu mund të permendet edhe fjala e historianit tonë të njohur Hakif Bajrami dhënë “Radio Kosovës” në një prej emisioneve të natës ku tha në nje rast: “se mund të njihen në gishta personat që u bënë vizitë minatorëve në zgafellë”.Një veprimtar kësi lloji, në mënyrë zyrtare, haptazi nuk e pati bërë asnjë organ politiko-shoqëror i asnjë niveli në Kosovën e atëhershme. Për të gjitha këto ky veprimtar i guximshëm ishte fare mirë i vetëdijshëm se çdo t`i ndodh, sikurse edhe i ndodhi: u përjashtua nga partia, u shkarkua nga detyra, u ndoq 9 vjet me radhë duke shpëtuar dy herë nga atentatet e kurdisura, si dhe duke u dëbuar me dhunë nga Gjermania me ndikimin e elementve sekrete serbo-çetnike mu në valën e luftës ku edhe u ekzekutua me 19.4.1999, së bashku me dhjetra bashkëfshatarë në masakrën që e zhvilluan organet policore serbo-çetnike në Hallaçin e Vogël të Lypjanit. Serbët e harlisur kishin hyrë në fshat për t`i masakruar të gjithë shqiptarët. Ragipi ishte embrioni i parë i veprimeve patriotike të filluara qysh herët. Ky embrion u kalit, u organizua, u zgjerua dhe u ngrit në nivelet më të larta që arriti të dalë nga gjiri i popullit-Ushtria Çlirimtare e Kosovës.Menjëher pas lajmit, për ekzekutimin e Ragipit, shoku dhe miku i tij i ngusht gjerman, zyrtar i lartë për Mbrojtjen e Drejtave të Njeriut Wolfgang PLARRE (Dillingen str.41. DR-86637 Wertingen e.mail. Wplarre@dillingenbayonet.de) e akuzon shtetin e vet Gjermaninë nëpërmjet pstës elektronike duke iu dërguar një mesazh dhe memoriam për Ragipin shumë burrështetasve evropianë, botërorë, shumë asociacioneve kombëtare e ndërkombëtare, përfshir këtu Klintonin, Shirakun, Toni Blerin, presidentin rus, atë kinez, Kofi Ananin e shumë e shumë të tjerë. W.PLARRE nuk ngurroi dhe mori rrugën për të ardhur në Kosovë e t`i bëjë homazh Ragipit pranë varrit të tij, ku u takua edhe me babain e të ndjerit dhe familjen e tij. Duke iu shprehur ngushëllime ai u drejtua me këto fjal: “Mburrem që isha shok dhe mik i një përsonaliteti siç ishte Ragip Jashari, ai do të mbetet i paharruar në zemrën time dhe të familjes sime! Edhe pse, shteti im (Gjermania) mban një pjesë të përgjegjësisë për vrasjen e djalit tuaj”. Me një veprimtar të tillë siç ishte Ragipi, me siguri kishte me u mburr çdo Komunë që ta kishte në radhët e veta. Pra Komuna e Lypjanit në qoftë se nuk pati mënyrë për ta cilësuar sipas veprave të tij, gjatë 6-viteve të pasluftës, mundi ta bënte Departamenti për Kulturë Rini dhe Sport, në manifestimin që e organizoi më 14.6.2005, e sidomos në këtë të sivjemë që u mbajt më 15.4.2006, aq më tepër për t`u mburrur me një fytyrë rinore të veprave të tij aq të rëndësishme Kombëtare, me një kryetar legjendar rinie që pati kjo Komunë, me një djalë bujar, dai që nuk iu tremb syri kurrë nga sërbeët e helmuar të Lypjanit. E këtë e dëshmoi edhe në diskutimet etij të shpeshta e patriotike në atë kohë.Kurse kompetentët të cilët akoma nuk i përfillin meritat e tij, le ta pyesin vetveten: Ku ishin në vitet e tilla? Në këtë rast vlen të përmendët fjala e ish-sekretarit Amerikan të Shtetit (të viteve 1800) Henry Clay, e që Ragipi e përdori edhe vetë këtë fjalë: “Më me dëshirë do të isha i drejtë, sesa kryetar”.Pasi që nuk është personalitet i panjohur, ku veprat etij kaluan duke i prekur 4 segmentet më të rëndësishme të atyre viteve: Mbështetja e demostratave të 1981-s, kundërshtimi i suprimimit të Kushtetutës së `74-tës, aktiviteti i tij si aktivist në QAM-o (Qendra e Arsimit të Mesëm) dhe vizita e minatorëve duke u solidarizuar zyrtarisht me grevat e tyre. Fare s`mund të thuhet se mos ndoshta është në pyetje harresa? Kjo është kryekëput qëllim i qëllimshëm, ose me ndikimin e ndokujt apo të ndonjë personi autoritativ-fanatik, ose gjelozia fanatike e mentalitetit lypjanas. Si çuditërisht në këtë moment më kujtohet thënia e shkrimtarit të shquar irlandez Samuel Beckett që thotë: “Të gjithë lindim të çmendur. Disa mbesin të tillë!”.Ragipi nuk na del si i vetmi veprimtar i harruar. Nuk është çudi pse Ragipi kurrë nuk u pajtua me ato gjëra që i cekëm më lart, se në venat e këtij dëshmori rridhte gjaku i Maliq Mardoçit i cili për t`i mbrojtur tokat e veta në të dy anët e kufirit famëkeq mes Kosovës dhe Sërbisë e mbajti atë të hapur 12 vjet me radhë deri ne flijimin e tij bashkë me 30 antarë te familjes, të 6 shtëpive Mardoçi më 1890, stërnip i Jashar Mardoçit i cili u vra bashkë me djal nga çetnikët serb duke e mbrojtur pragun e shtëpis më 1919, pastaj nipi i Mustafë Mardoçit i plagosur dhe i masakruar por i mbijetuar më 1920, pasardhës i Hoxhë Efendi Ahmet Mardoçi i ashtuquajturi “Hoxha i Madh” që kurr nuk u pajtua me shovinistet serbë, të cilët ia likuiduan djalin në mënyr brutale në Fushë Kosovë, dhe më pastaj u dëbua me dhunë me tërë familjen e vet për ne Turqi. Që do të thotë se nga viti 1890 e deri më 1999 familja e Ragip Jasharit – Mardoçit humbi 34 anëtar për kauzën kombëtare

Nessun commento:

Aurora Pran Varrit Të Agjit Të Saj

Aurora Pran Varrit Të Agjit Të Saj
Mbesa e Ragipit, Aurora pran varrit të tij në datën e flijimit të tij më 19/04/2007 e cila lindi po në të njëjtën datë (19/04/2005)

Arif Vladi - Drenica

Loading...