mercoledì 28 novembre 2007

Të martirizuarit janë dhembja, por edhe krenaria jonë

Të martirizuarit janë dhembja, por edhe krenaria jonë

Shkruan: Sheremet PROKSHI

Ishin ato ditë zie e tmerri kur në gjithë rruzullin tokësor, në të gjitha mediat tokësore e satelitore, në faqet e para të të gjitha gazetave shkruhej e flitej për të vrarët, të pushkatuarit e të masakruarit shqiptarë pa dallim moshe apo gjinie. Kosova po bëhej vendi ku zërat e të vdekurve flitnin po aq zëshëm sa edhe të gjallët që nuk kishin mundësi t`i mbronin, sepse jeta e tyre nuk ishte jetë, kurse ardhmëria ende mbetej ëndërr për të dëshiruar. Të gjallët ishin dikund apo askund, të shkapërderdhur kudo në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni, gjithëkund nëpër Evropë, Amerikë, Kanada e Australi.
Të vrarët nëpër varre apo të pavarrosur, nëpër fundpuse, nëpër gërmadha apo të djegur pa arritur të shenohet në mëmorial dita e tyre e fundit, ndarja nga kjo botë, nga më të dashurit, nga atdheu që aq shumë e donin.
Në këtë gjëndje kishte qenë familja Mardoqi qysh prej vitit 1878, që në vijen vertikale u flijuan hiç më pak se 34 vetë.
Lufta e fundit ishte vazhdimësi për një kapitull të ri, por edhe për vdekje të reja.
Ragip JASHARI – MARDOQI pushkatohet më 19.4.1999 së bashku me dhjetra bashkëfshatarë të tij. Po atë ditë I digjet shtëpija dhe gjithë pasuria që kishte.

Ragipi si veprimtar

Ragip JASHARI – MARDOQI kishte një veprimtari të bujshme gjat gjithë jetës së tij.
Në periudhën e viteve 1984/86 bashkëfshatarët e vet dhe të B.L. të Rufcit e zgjedhin si udhëheqës të rinis, duke u bazuar në angazhimet e tij studentore gjat vitit 1981/84. ishte anëtar dhe delegat i Kryesisë së Rinisë të komunës së Lypjanit dhe më vonë edhe kryetar, pikërisht në një periudhë të rëndë në gjithë Kosovën.
Ideali kombëtar dhe përcaktimi i tij si udhëheqës e shpie në detyra të rënda për atë kohë.
Së bashku me nxënësit e Qendrës së Arsimit të Mesëm vizitojn zgafellën e Magures (Goleshit), duke iu dhënë përkrahje minatorëve pikërisht ato ditë kur strukturat tjera komunale as nuk mendonin të guxojnë për të bërë një gjest të tillë.
Siç tregon në deklaratën e tij Agim DEDUSHI, strukturat serbe të komunës së Lypjanit angazhojnë një grup të partisë së atëhershme për ta shpallur Ragipin si nacionalist e irredentist. Po i njëjti grup propozon largimin e tij nga udhëheqësi i rinisë, e më vonë pason diferencimi ideo – politik deri në qëndrimin për burgosje.
Në deklaratat që jep para grupit për diferencim, Ragipi nuk hamendet, por pranon se ka qenë plotësisht i vetëdijshëm se për çka ka shkuar te minatorët, me djersën dhe punën e të cilëve po ndërtoheshin rrugë shkolla e fabrika kudo në Kosovë.
Si shumë shqiptarë të përndjekur e të persekutuar, dhe për t`i ikur më të keqes Ragipi merr rrugën e kurbetit.
Gjatë vitit 1993 deri me 1997, jeton si azilkërkues në Wirtingen të Gjermanisë.
Ja se ç`shkruan një shok i tij gjerman (zyrtar i lartë për Mbrojtjene Drejtave të Njeriut) pasi dëgjon për vrasjen e Ragipit.
“Nuk ka ardhmëri në të kaluarën. Dhe nuk ka bekim duke përsëritur gabimet (dëbim me forcë)”.
Këtu ishte fjala për dëbimin me dhunë nga Gjermania pikërisht në kohën kur Serbia përgatitej për një gjakderdhje të madhe në Kosovë.
-Mesazh original-
Përvetor: + Ragip JASHARIT + -
Ishte shok i imi.
Data: E diele 02 Maj 1999
23: 34: 53+ 0200 Nga Wolfgang PLARRE
Wplarre@dillingenbayonet.de
NË MEMORIAM TË RAGIP JASHARIT
I lindur më 11.11.1961
Vie nga Hallaqi i Vogël (Lypjan) Kosovë.
Jetonte si azilkërkues në Wirtingen prej 1993 deri më1997
Ishte një shok i imi –
Kujdesej për shtëpin tonë kur ne ishim në pushime,
na ndihminte kur ne kemi renovuar shtepin tonë.
U detyrua nga pushteti Gjerman për t`u kthyer në Kosovë.
ME 19. PRILL 1999 u ekzekutua nga forcat
policore – ushtarake serbe së bashku me 21 persona tjerë civil.
Siç me 30 prill të vitit 1999 Kosovapress lajmëronte.
Unë mbaj zi për të.
Le të rrjedh nëpër Ne fuqia shëruese e zotit,
le të na pastroj, forcojë dhe shërojë.
Le të na përmbushë me dashuri, ngrohtësi shëruese dhe dritë.
Le të na mbrojë dhe shpie në rrugën tonë.
Ne falenderojmë që kështu ndodhë.
Wolfgang PLARRE
Dillingen str. 41. D-86637
Wirtingen.
Ne këtë mesazh dhe memoriam shkruar për Ragip JASHARIN, W.PLARRE iu drejtohet shumë burrështetasve evropianë e botërorë, shumë asociacioneve kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë këtu Klintonin, Shirakun, presidentin Rus, atë Kinez, Kofi Ananin etj. (Shënimet origjinale gjenden te autori I këtij artikulli). Prandaj sot, kur po e përkujtojmë pesëvjetorin e rënies së dëshmorit Ragip JASHARITdhe dhjetëra bashkëfshatarëve të Hallaqit të Vogël, mbi varret e tyre pikojnë lotët e nënave, të motrave, vëllezërve e baballarëve, por shndrit krenaria për gjakun e derdhur, për lirinë e Kosovës që aq shumë e deshëm.

Nessun commento:

Aurora Pran Varrit Të Agjit Të Saj

Aurora Pran Varrit Të Agjit Të Saj
Mbesa e Ragipit, Aurora pran varrit të tij në datën e flijimit të tij më 19/04/2007 e cila lindi po në të njëjtën datë (19/04/2005)